Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim njohës Këshillin e ri Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Në këtë takim u diskutua rreth punës, përgjegjësive dhe bashkëpunimit mes MKRS-së dhe BKK-së.
Ndër çështjet që u biseduan ishin, forcimi i rrjetit bibliotekar të Kosovës, procesi i digjitalizimit, shpërndarja e librit dhe forcimi i mëtejmë i politikave për librin, duke rritur krijimtarinë, cilësinë botuese dhe qarkullimin e librit.
Dumoshi përmendi edhe themelimi i Qendrës së Librit, si një institucion në nivel kombëtar, i cili do të ketë në përgjegjësitë e tij, kontrollin e botimeve, aspektin e përkthimit të librit shqip në gjuhë të huaja dhe anasjelltas, ndër shumë përgjegjësi tjera.
Ministrja Dumoshi tha se pret një bashkëpunim me Këshillin Drejtues të BKK-së me qëllim të avancimit të bibliotekarisë në Kosovë. Ajo tha se Këshilli Drejtues janë ura lidhëse mes ministrisë dhe institucionit kryesor të bibliotekarisë në Republikën e Kosovës. Ministrja i njoftoi anëtarët e Këshillit me planet dhe veprimet konkrete që MKRS-ja do të ndërmerr në avancimin e infrastrukturës ligjore e fizike të bibliotekave në vendin tonë.
Nga ana e tyre, anëtarët e Këshillit Drejtues të BKK-së e falënderuan ministren Vlora Dumoshi për pritjen. Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar konform dispozitave rregulluese që institucionin e bibliotekës ta mbajnë në drejtimin e duhur dhe të rrisin kapacitetin për promovimin, kultivimin dhe ruajtjen e librit./arbresh.info/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme