Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Prizren ka arritur që të parandalojë një rast kontrabande me duhan.
Kjo ka ardhur pas pranimit të informatave përmes rrugëve Operative ku zyrtarët doganorë kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta.
Postimi i plotë:
Parandalohet kontrabanda me duhan
Prizren 18 gusht 2023 Zyrtarët Doganor, pas pranimit të informatave përmes rrugëve Operative, kanë organizuar kontrolle në dy lokacione të dyshimta. Në këtë proces, ata kanë zbuluar 77 Kg Duhan të përpunuar, për të cilin palët nuk kanë mundur të prezantojnë dokumentacion të origjinës. Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 1000 Euro, ndërsa shmangiet nga Taksat Doganore janë vlerësuar në 3,468.00 Euro.
Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, malli i kontrabanduar është konfiskuar dhe është ndërmarrë veprim për të filluar procedurat kundërvajtëse ndaj palëve të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...