Çështja e të pagjeturve, Hoti: Serbia as për këtë gjë humane nuk është e gatshme të përgjigjet

10:44 | 30 Gusht 2023
A Z

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti ka bërë homazhe te Memoriali për të Pagjeturit, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Hoti tha se ne jemi të interesuar që të marrim hapa por Serbia nuk është e gatshme të përgjigjet për zhdukjen e personave.

“Ne po i kërkojmë familjarët tanë që na i kanë marrë me dhunë. Serbia është nënshkruese e marrëveshjes për kthimin e tyre, ajo nuk po bashkëpunon. Ne jemi të interesuar që të marrim hapa por Serbia nuk është e gatshme të përgjigjet për zhdukjen e personave. Në mandatin timë është që të gjinden personat e zhdukur dhe jo kriminelët por Serbia as për këtë gjë humane nuk është e gatshme”, tha ai./Arbresh.info/