Banka Qendrore e Kosovës ka konfirmuar dorëheqjen e u.d guvernatores Nora Latifi-Jashari, nga pozita e U.D zëvendës-guvernatores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas njoftimit të BQK-së, Jashari ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë por që nuk është dorëhequr nga bordi jo ekzekutiv i BQK-së.
“Në takimin e mbajtur më 29 mars 2023, të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, në bazë të Ligjit për BQK, në një nga pozitat e përkohshme ekzekutive është vendosur edhe anëtarja e Bordit, znj. Nora Latifi Jashari, si Zëvendësguvernatore e Përkohshme. Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që znj. Latifi Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023.veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së. Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së’, thuhet në njoftimin e BQK-së./Arbresh.info/
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...