Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se është mirë opozita me pas pikënisje çfarë është mirë për kombëtarët, jo vetëm çfarë thonë ndërkombëtarët.
Qeveria e Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për mos shtyrjen e vendimit për targa.
Ai po ashtu ka thënë se ndërkombëtarët ishin edhe kundër referendumit dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë
Postimi i plotë:
Pozicionet e komplet opozitës janë, “po na prishni me ndërkombëtarë!” Nuk tregojnë nëse vendimi i Qeverisë është i drejtë, por pikënisje e kanë, s’po iu pëlqen ndërkombëtarëve.
Mirë është opozita me pas pikënisje cka është mirë edhe për ‘kombëtarët,’ jo gjithmonë çka thonë ndërkombëtarët.
Ndërkombëtarët kanë pas mendu njejtë edhe për referendumin, pastaj dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, por po besoj jeni bind se ne patëm të drejtë.
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...