Mbi 100 komisionerë të dyshuar për dallavere me vota janë ndaluar sot në një aksion të gjerë të Krimeve Ekonomike, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.
Përveç komisionerit të PDK-së, Art Hasani (djali i kandidatit Nait Hasani) dhe një nga partia e Emilija Rexhepit, është ndaluar edhe një komisionere e Vetëvendosjes.
Avokati Gent Gjini, për Arbresh.info ka deklaruar se klientja e tij, e arrestuar në cilësinë e komisioneres së Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënshkruar një dokument pa e kuptuar përmbajtjen e tij.
“Duke qenë se rasti është kompleks, dhe kjo zonjë nuk ka pasur kurrë vepra penale më herët dhe ka rënë pre e mashtrimeve nga subjektet partiake”, tha Gjini.
Ai ka thënë se klientja e tij ka vepruar me naivitet, duke besuar se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt.
“Kjo zonjë dhe shumë komisionerë të pafajshëm kanë rënë pre e këtyre manipulimeve, sepse me naivitet kanë nënshkruar një dokument ku thuhej se procesi zgjedhor ka shkuar në rregull. Vetëm pas rreth dy javësh është kuptuar se një kandidat kishte përfituar nga shtimi i votave”, ka deklaruar avokati.
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...
TikTok-u e finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen n...