Policia e Kosovës ka kryer një operacion në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut, në bazë të informacioneve se aty ka laborator droge.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani tha se aksioni është kryer në një banesë, ku edhe kanë konfiskuar kartela grafike, shok-bomba dhe poqa elektrike që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit dhe disa mjete tjera.
“Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorin Rajonale Veri ka kryer një kontroll në një banesë në rrugën e Kolashinit saktësisht në katin 11 tek Tre Rrokaqiejt. Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjet dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilator, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok bomba të modifikuara”, tha Elshani./Arbresh.info/
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...