Është mbajtur takimi i parë i Delegacionit Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë.
Kryesuesi i delegacionit Shpend Ahmeti tha se janë dakorduar për disa pika të rëndësishme për fillimin e punës së këtij delegacioni.
“Sot ia arritëm disa vendime. E para ishte që të procedohet draft ligjin që jemi dakorduar me subjektet politike ta dërgojmë në qeveri dhe të hynë në procedura zyrtare. E dyta brenda 30 ditëve para kuvendit delegacioni duhet të prezantoj platformën për dialog me Serbinë. Kjo platformë i përcakton parimet për këtë delegacion dhe dialogun. Po ashtu e shqyrtuam rritjen e grupit punues do të vendosemi në kuvendin e Kosovës dhe do ta kemi administratën. Po ashtu diskutuam për buxhetin fillestar. U dakorduar që të kërkojmë takim me kryeministrin e presidentin që të marri dokumentacionet çka është diskutuar deri me sot” tha Shpendi./arbresh.info/
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...