Komuna e Prishtinës do t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilave do të jenë elektrikë.
Kështu tha për klankosova nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Zogaj tha se do të bëhet përpjekje që autobusët të hyjnë në përdorim deri në fund të vitit të ardhshëm.
“Do t’i blejmë 30 autobusë, gjashtë prej tyre do të jenë elektrikë. Kredia do të nënshkruhet këtë vit. Procedurat e prokurimit vitin e ardhshëm. Po tentojmë deri në fund të vitit të ardhshëm që t’i sjellim autobusët”, tha Zogaj.
Numri dy i Prishtinës më 14 nëntor bëri të ditur se kjo komunë do të marrë një kredi prej 10 milionë eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Çdo ditë 35 mijë qytetarë të Prishtinës e përdorin transportin publik.
Kjo ka bërë që të rritet edhe kërkesa për këtë lloj transporti.
Trafiku Urban, aktualisht i ka në funksion 51 autobusë, të shpërndarë në tetë linja: 1,1A, 3, 3C, 3B, 4, 7C dhe linja 15.
Nga numri i përgjithshëm, të gjithë janë në përdorim dhe në shërbim të qytetarëve.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...