Institucioni i Avokatit te Popullit ka organizuar tryezë me temën “E drejta për gjykim në kohë të arsyeshme”, ku ka marr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Kurti u shpreh se garancitë kushtetuese dhe ligjore për ndarjes së drejtësisë ligjore duhet të përcillen me ndarje të drejtësisë në kohë reale dhe të arsyeshme.
“Me përpjekjet tona për integrim në sistemin evropian të vlerave si shoqëri dhe si shtet thënë thjesht troç e popullore duhet ta shtrëngojmë rripin dhe më shumë. E një nga sfidat më të mëdha e ku ne duhet ta shtrëngojmë rripin veçanërisht është drejtësia si koncept bazë që mundëson bashkëjetesën njerëzore me theks në mbrojtjen respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut… Një intensifikim i përpjekjeve në këtë drejtim është evident, por ky intensifikim përcillet me mangësi dhe probleme të shtresuar të trashëguara ndër vite besa edhe dekada. Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje për përmirësimin e gjendje së rëndë të trashëguar të papërgjegjësisë në institucioni publike për respektimin dhe zbatimin e ligjit nga vetë autoritetet publike… Garancitë kushtetuese dhe ligjore për pavarësinë dhe paanshmërinë gjyqësore dhe ndarjes së drejtësisë ligjore domosdo duhet të përcillen me profesionalizëm dhe ndarjen e drejtësisë në kohë reale ligjërisht të pranueshme që në kohën juridike do të thotë brenda një afati të arsyeshëm kohor”, tha Kurti. /arbresh.info/
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...