Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hynsi Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, janë duke e zhvilluar një takim me disa persona që thonë se janë nga Gjykata Speciale.
Takimi po mbahet në zyrat e OVL-së, raporton Arbresh.info.
Arbresh.info, merr vesh se brenda takimit janë 3 persona të Gjykatës Speciale dhe 4 persona të OVL-UÇK-së.
Ish-deputetet i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, kishte qëlluar rastësisht aty për t’i marr dosjet, po në momentin që ka komunikuar në telefon me Nasim Haradinajn kanë ardhur specialja.
“Unë kam qëlluar rastësisht për t’i marr dokumentet, por unë kam komunikuar në telefon me Nasim Haradinajn kanë ardhur specialja, unë kam qëlluar brenda dhe aty janë tre persona të Gjykatës Speciale dhe katër persona nga OVL-UÇK”, ka thënë Zeka.
I pyetur se a mendoni se do të ketë arrestime gjatë ditës së sotme, ai u shpreh se këtë gjë nuk e din, dhe nuk duhet të arrestohen përderisa janë ardhur këto dosje.
Ndryshe, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se mbrëmë janë paralajmëruar nga Dhomat e Specializuara që zyrat e OVL-së do bastisen sërish, në kërkim të dosjeve të reja që u sollën nga një person i panjohur.
Por, për dallim prej herës së parë, kur Specialja mori rreth 4 mijë dosje me emra të dëshmitarëve nga kjo organizatë, Haradinaj thotë se kësaj radhe nuk ua japin pa praninë e Policisë./Arbresh.info/

Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...