Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Williams ka thënë se Kosova duhet të punoj në parandalimin e terrorizmit dhe integrimin në shoqëri të luftëtarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak.
Williams, këtë deklaratë e ka bërë gjatë publikimit të raportit me titull “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë-Shkurt 2008 – Qershor 2017” nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, raport ky që është në kuadër të programit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, të gjeturat e raportit tregojnë se Kosova nuk është shumë e kërcënuar nga terrorizmi.
“Të gjeturat e raportit tregojnë se ekziston një nivel i ulët i kërcënimit terrorist në Kosovë. Në mënyrë reale, raporti thekson se nuk mund të parashikoj se si situata do të zhvillohet në të ardhmen. Duhet të jemi me vëmendje të plotë. Nuk mundemi të rijmë të rehatshëm, duhet të punojmë në adresimin e çështjeve si të vazhdohet puna në vetëzbatimin e kornizës legjislative. Duhet të vazhdojmë angazhimet në parandalimin dhe të vazhdojmë të punojmë në riintegrimin e luftëtarëve të kthyer në shoqëri”, ka thënë Williams.
Ajo ka thënë se Kosova ka shënuar përparime në përmirësimin e kornizës legjislative dhe rritjen e angazhimeve institucionale në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm./arbresh.info/
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...