Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar thirrjen që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia bëri Indisë për ta njohur Kosovën.
I pyetur nëse Serbia do të vazhdojë të lobojë për t’i bindur shtetet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ai tha se “kur Serbia kërkon mbështetje, atëherë e merr dhe bëhet e ditur”.
“Kur të dëgjoni se e kemi thirrur dikë, ata do të përgjigjen, ndryshe nga thirrja e tyre për Indinë, e cila nuk do t’u përgjigjet atyre”, tha Vuçiq, transmeton express.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION” i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews.
Osmani ka thënë se fillimisht India duhet t’i njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj ta njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja tha se nuk ka për të ndryshuar.
“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash t’i njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani në këtë intervistë për redaktoren e WION, Palki Sharma.
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...