Këshilltari i u.d së presidentit Faton Peci ka njoftuar se 33 anëtarë të LDK’së në Mitrovicë i janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit.
Peci ka shkruar se pas pak ditësh do të shkojnë të Mitrovicë për t’u takuar në çdo lagje e fshat.
Në fotografinë e postuar nga ai shihet edhe Vjosa Osmani prezente në këtë ngjarje.
Shkrimi i plotë:
Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.
Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.
Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.
Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.
Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.
Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.
Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!

Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...