Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari, Aaron Rexhaj për aksidentin e shkaktuar me fatatlitet në Pejë është vetëdorëzuar.
Sipas policisë, i dyhsuari është dorëzuar sot, shkruan Arbresh.info.
“ Me datë 27. 11. 2023 rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, së bashku me avokatin mbrojtës është vet dorëzuar në njësitin e Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë.”, njofton policia.
Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndryshe, policia ditën e djeshme kishte shpallur në kërkim të dyshuarin duke kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij
Sipas njoftimit, i dyshuari Aaron Rexhaj u lind në Paderborn të Gjermanisë, ndërsa tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, shkruan Arbresh.info.
“Kinezi”, siç njihet me nofkën e tij, ishte i njohur për organet e ndjekjes. Edhe në vitin 2021 Aaron Rexhaj ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ai kërkohej për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...