Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, zotohet se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për njohje të gjerë të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, raporton arbresh.info.
Ky zotim, vie pasi ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për njohje të gjerë të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndëkrombëtare,” ka shkruar Cavusoglu në Twitter.
https://twitter.com/MevlutCavusoglu/status/923498157794906113
Ai ka premtuar edhe mbështetje financiare për Kosovën.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin financiar të Kosovës dhe integrimin e saj ekonomik në sistemin ndërkombëtar,” ka shkruar ai në Twitter.
https://twitter.com/MevlutCavusoglu/status/923498314062028800
Për më tepër, ai ka thënë se e do një Kosovë më të vendosur kundër organizatës që e drejtorn Fetullah Gyleni, e ashtuquajtur FETO, që tashmë në Turqi cilësohet si organizatë terroriste.
“Ne do të dëshironim të shihnim një Kosovë më të vendosur në luftën tonë të përbashkët kundër organizatës terroriste #FETO,” ka shkruar Cavusoglu në Twitter.
https://twitter.com/MevlutCavusoglu/status/923505162601320448
/arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?