Policia e Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit për sigurinë në trafik, vetëm brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar rreth 600 gjoba.
Në njoftim thuhet se policia ka pranuar edhe denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut nga ngasësit.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik. Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar rreth 600 gjoba”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...