Policia e Kosovës ka gjetur mall të padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes në automjetin me targa të Serbisë me vozitësin shtetas serb në Pikën Kufitare në Merdare.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur rreth orës 11:00 në kuadër të planit operativ “Goditja”, shkruan Arbresh.info.
“Po ashtu sot rreth orës 11:00, në kudër të planit operativ “Goditja” në hyrje të Pikë Kalimit Kufitar Merdar, në automjetin Citroen, me targa të Serbisë, me vozitës mashkull shtetas të Serbisë, pas ndalimit dhe kontrollit është gjetur mall i padeklaruar dhe pa dëshmi të blerjes.”, njofton Policia.
Ndërkaq ka sekuestruar, dy orë dore, shtatë parfuma, gjashtë palë Këpucë (patika), një palë trenerka komplet, 11 palë pantolla firma të ndryshme, dy jakne si dhe 02 këmisha.
“Malli është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për vlerësim të mëtejm dhe procedura ligjore”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai