Jeton Zulifaj, Këshilltari i kryeministrit Kurti, ka reaguar pas sulmit me miell ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur veprim huligan.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se të sulmosh ministrin Murati në emër të punëtorëve, në ditën kur ai ka njoftuar miliona ndihma për të gjithë punëtorët, sipas tij, kjo tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve të atyre që e sulmuan.
“Të sulmosh ministrin Hekuran Murati në emër të punëtorëve, ditën kur ai lajmëron ndihmë financiare qindra milionë euro për të gjithë punëtorët tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve dhe të kauzës të atyre që e sulmuan. E kur mungojnë parimet, idetë dhe kauza, ky aksion është asgjë më shumë se një veprim huligan, i neveritshëm dhe me plotë urrejtje”, shkroi Zulifaj.
Kujtojmë se sot rreth orës 15:00, aktivistë të PSD-së e gjuajtën me miell minstrin Murati, derisa ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania./arbresh.info/
LEXO EDHE:
PSD me aksion simbolik, e gjuan me miell ministrin Hekuran Murati
Gruda realizon gol ndaj Man Unitedit
Temperaturat ekstreme, Jasharaj propozon shtyrjen e mësimit ...
Trepça në epërsi pas pjesës së parë ndaj Sigal Prishtinës
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prish...
Shqipëria mbështet vendimet e Strasburgut – Qeveria jep 30 m...
Arsenali kalon me lehtësi rrethin tjetër në FA Cup