I pari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.
“I nderuar të jem i ftuar i Kryesuesit të Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Shkëlqesisë së tij, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kjo vizitë, sipas Ramës, po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerim të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi.
“Jemi të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krijimin e partnerëve strategjikë për zhvillimin e Prishtinës sonë”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan
Papa: Lufta në Iran po përkeqësohet gjithnjë e më shumë
Ademi viziton Kosovën U21: Synimi është kualifikimi në Euro ...
Katër shtetas shqiptarë arrestohen në Serbi për “nxitj...