Rama mbështet protestën e “Liria ka emër” në Tiranë: Mijëra zemra kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

21:48 | 13 Tetor 2025
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se mijëra zemra nga Kosova, Maqedonia e Veriut e Shqipëria do të kërkojnë njëzëri drejtësi për çlirimtarët.

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. LIRIA KA EMËR. Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, protesta do të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Protesta për ta janë mbajtur edhe në Prishtinë e Hagë të Holandës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale