Prokuroria i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza, kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale,transmeton arbresh.info.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 15 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 5 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 4 persona të dyshuar, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 2 personave, si dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore tre të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona, për shkak të veprës penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 7 aktakuza kundër 9 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy aktakuza kundër 2 personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 5 persona të dyshuar në tri raste të ndryshme dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...