Presidenti Thaçi i gëzohet lansimit të projektit për publikimin e të dhënave

10:06 | 13 Korrik 2018
M. A.

Është bërë lansimi i projektit të parë “Dig Data” i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Ky projekt ka për qëllim publikimin e të dhënave  të ndryshme nga të gjitha fushat, shkruan arbresh.info.

I pranishëm në lansimin e këtij projekti ishte Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se ky projekt do të rritë transparencën në ministri të ndryshme. Ky projekt do të ndihmoj në hapjen dhe shfrytëzimin e të dhënave nga fushat e ndryshme.

“Sot gëzohem qe shoh kaq  shumë pjesëmarrjes të të gjitha dikastereve në shfaqjen të të dhënave . Të gjitha institucionet kanë bashkëpunuar në rritjen e transparencës, projekti i Mileniumit për hapje të të dhënave do të ndihmoj të gjithë. Ne jemi ne reforma të thella dhe të rëndësishme dhe kanë lenë anash  shumë informata për punën e ministrive të ndryshme dhe dikastereve dhe shpeshherë kjo punë nuk është informuara. Projekti i sfidave të hapjes se të dhënave synon të rrit bashkëpunimi dhe të tregohen rezultatet. Aty ku ka si dhe të informohet shoqëria ketë vit do të punohet  për të dhënat e papunësisë, arsimit dhe punësimit. Unë kam shumë besim se nëse punojmë me numra dhe jo me thashetheme do të arrijmë si shoqëri. Kosova synon edhe me tej bashkëpunim me EMSYS-in dhe ndërkombëtarët. Jemi në procese të ndryshme dhe të rëndësishme që nga reforma ne zhvillim e deri të dialogu me fqinjët tanë”.

Në hapjen e këtij projekti që u cilësua mjaftë i rëndësishëm ishte pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan Greg Delawie./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale