Sot në Gjakovë është zhvilluar një aksion kundër fajdeve.
Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, për arbresh.info ka dhënë detaje rreth këtij aksioni, përcjell arbresh.info.
Ai tha deri më tani janë arrestuar 5 persona, të cilët, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Gjithashtu, Elezaj bëri të ditur se gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë janë sekuestruar disa vetura të markave të ndryshme, motoçikleta, 4 armë zjarri, disa para, pajisje elektronike.
“Me datën 18.10.2022 është zbatuar urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë në 10 lokacione përfshirë shtëpitë dhe bizneset e personave të dyshuar për fajde, ku gjatë zbatimit të kësaj urdhërese në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar disa vetura të markave të ndryshme, motoçikleta, 4 armë zjarri, disa para, pajisje elektronike etj. Pas intervistimit pesë të dyshuar me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve-DRP Gjakovë”, tha Elezaj për arbresh.info.
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...
Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët