Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarë për gjetjen dhe identifikimin e një personi i dyshuar për veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Sipas njoftimit, janë duke u zhvilluar hetime intensive për kapjen e këtij personi, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./Arbresh.info

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n