Përplasja mes kryeministrit Haradinaj dhe Avdullah Hotit (VIDEO)

15:05 | 23 Shkurt 2018

Situatë e tensionuar është zhvilluat sot në mes kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit Parlamentar në seancën e Kuvednit ku po diskutohej për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Haradinaj duke iu drejtuar deputetëve të LDK-së ka thënë se projektligji i cili është sjellë para deputetëve ratifikon marrëveshjen e demarkacionit të gushtit të vitit 2015.

“A qaq po ju pengon raporti i Komisionit të ri a? Ku po ju dhemb? Marre ju koft, marre ju koft, marre ju koft, kurgjo në rregull nuk keni”, iu është drejtuar kryeministri deputetëve të LDK-së.

Madje, ai është shprehur i bindur se këtij projektligji nuk do t’i ndryshohet asnjë shkronjë.

“Asnjë germë nuk i hiqet ligjit”, tha Haradinaj, duke aluduar se do ta përkrahin demarkacionin vetëm nëse në të përfshihet edhe raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, me të gjeturat e reja.

Pas të gjitha këtyre deklaratave të ashpra të kryeministrit Haradinaj, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të LD-së, Avdullah Hoti duke thënë se i vie keq për fjalorin e përdorur nga kryeministri në foltoren e Kuvendit.

Hoti ka thënë se dihet kush është tradhtar e kush patriot.

“Kush është patriot e tradhtar dihet. Që tri vite është prolonguar kjo çështje.  E lus kryeministrin të jetë i kujdesshëm kur t’i drejtohet 27 deputetëve, që janë tri herë më e madhe se partia e tij”, tha Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara