Në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë është protestuar kundër vizitës së pelegrinëve serb në kishën ortodokse, njofton Klan Kosova.
Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka, ka thënë se pelegrinët serbë nuk kanë ardhur në kishën ortodokse.
“Sipas informacioneve që kemi nga qendra, vizita është anuluar”, shtoi ai.
Protesta ka kaluar e qetë.
Në anën tjetër, njëri nga organizatorët e protestës, Ideal Zhaveli, tha se protestuesit nuk janë kundër asnjë feje dhe asnjë kombi, porse janë kundër kriminelëve.
Ndërsa një tjetër organizatore, Shkendije Hoda, tha se para pak ditësh kanë bërë padi kundër ish-kryetarit të Gjakovës, Djokica Stajonevic./Klan Kosova/
https://www.youtube.com/watch?v=OBwK1COFQO0
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...