Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pikën Kufitare në Jarinjë, ish pjesëtarin e Policisë së Kosovë, Dejan Pantiç.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka qenë i përfshirë në organizimin e sulmeve në zyrat e KKZ-së dhe sulmeve ndaj personave zyrtarë të KQZ-së dhe Policisë së Kosovës.
Për ta penguar sjelljen e ish-policit serb para organeve të drejtësisë, grupe të caktuara kanë vendosur barrikada me automjete dhe mjete të rënda në disa rrugë të Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.
“Me qëllim të pengimit të veprimeve policore dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personit të dyshuar, persona/grupe të caktuara në orët e pasdites kanë filluar të grumbullohen dhe të vendosin barrikada me automjete dhe mjete të rënda. Bllokimi i rrugëve ka ndodhur kryesisht në disa rrugë, përfshirë edhe rrugë nacionale të komunave të Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, duke cenuar dhe pamundësuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave”, thuhet në njoftimin e PK.
Për shkak të sigurisë, përderisa rrugët janë të bllokuara në drejtim të Pikës Kufitare Jarinje, Policia e Kosovës të njëjtën e ka mbyllur përkohësisht për qarkullim, andaj qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim
“Si çdo herë Policia e Kosovës, fton qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve apo provokimeve të mundshme nga persona apo grupe kriminale, por të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të vazhdojë të angazhohet për ofrim të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar, si dhe ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit./arbresh.info/
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeve...
Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër...
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit