Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka thënë në një intervistë për “arbresh.info” se aktualisht në këtë gjykatë, janë gjithsej 260 lëndë të lëmive të ndryshme, e në mesin e tyre edhe lëndë ku përfshihen zyrtarë të lartë.
Sipas tij, në Gjykatën Supreme janë 12 gjyqtarë, mirëpo sipas Pecit kjo gjykatë ka nevojë për 17 gjyqtarë.
Peci ka folur edhe për reformën zgjedhore, e cila pritet të bëhet. Ai tregon se çka konkretisht duhet të ndryshohet me këtë reformë.
“Vendimet në Gjykatën Supreme i merr kolegji përkatës i kësaj gjykate, gjyqtarët në punën e tyre janë të pavarur në vendimmarrje. Obligimi im si kryetar i kësaj gjykate është t’i caktuar rastet te gjykatësit. Unë konsideroj se kanë qenë dy kolegje të ndryshme për dy komuna të ndryshme, atë të Prishtinës dhe Prizrenit, dhe kanë punuar në mënyrë profesionale në bazë të provave dhe fakteve që kanë pasur në shkresat e lëndëve”, është shprehur Peci.
Ai ka shtuar se në gjyqësor në përgjithësi dikush duhet të ndahet i pakënaqur, mirëpo ai është i bindur se vendimi ka qenë i drejtë, pikërisht nga fakti se kolegji është bazuar në ankesat e subjekteve të caktuara politike për komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.
“Një kohë ka pasur zëra nga Lëvizja Vetëvendosje se jemi të kapur nga politika, ndërsa në momentin kur po përfundojnë vendimet gjyqësore, po del dikush tjetër që thotë gjykataT janë të kapura” me mburrje mund të themi se nuk jemi të kapur nga askush”, shprehet Peci .
Peci ka folur edhe për raportin e tij më kundër kandidaten kryesore për këtë post, Valdete Daka.
Kreu i Supremes tha se raportet me Daken janë kolegiale, si me shumicën e gjyqtarëve të tjerë, duke shtuar se nuk kanë diçka të veçantë.
Peci, duke zgjedhur mes pozitës së kreut të Këshillit Gjyqësor dhe kreut të Gjykatës Supreme, tha se pozita e tij në krye të Supremes ka peshë dhe rëndësi më të madhe të vendimeve , pasi është autoriteti i fundit gjyqësor, në të cilën përfundojnë të gjitha çështjet./Gita Lushi/Arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...