Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare në zgjedhjet e katër komunave në veri të vendit.
Në komunën e Leposaviqit, numrin më të madh të votave e ka marr Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Hetemin me 100 vota apo 73.5 për qind.
Në komunën e Zubin Potokut, fitues ka dal Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin e tyre Izmir Zeqirin ,me 196 vota apo 52.1 për qind.
Po ashtu edhe në Zveçan, fitues ka dal Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin, Ilir Pecin me 114 vota apo 60 për qind .
Ndërsa në Mitrovicën e Veriut, Lëvizja Vetëvendosje ka marr fitoren me kandidatin e tyre Erden Atiq me 519 vota apo 66.5 për qind.
KQZ njofton se në këto rezultate nuk përfshihen rezultati i votave me kusht./Arbresh.info

“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...