Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është ulur këtë të enjte (8 maj) avioni i parë.
Ky ishte fluturimi certifikues i pistës së aeroportit, ndërsa të pranishëm ishin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Në vitin 2021, kompania e tij, Mabetex International, fitoi kontratën për ndërtimin e këtij aeroporti, duke e shpallur atë investimin e tij të parë në Shqipëri.
Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se ky aeroport do të jetë më i bukuri në rajon.
“Falënderimet e mia për qeverinë e Edi Ramës, ky ka qenë një vizion që më ka pëlqyer dhe kam dashur ta mbështesë, e kam pasur të vështirë ta mendoj se kjo ëndërr e imja do të bëhet realitet”, tha Pacolli.
Po ashtu ai tha se kjo vepër do të jetë një nga veprat që nuk është parë më herët në rajon.
“Kemi marrë çdo gjë efektive, të fortë, të qëndrueshme dhe të bukur dhe kemi ndërmend ta inkuadrojmë në interieret e këtij aeroporti. Kryeministri ynë do të mburret me këtë aeroport! Jam munduar shumë në këtë gjë dhe të jetë aeroport si një legacy për mua këtu. Ne jemi duke ndërtuar 3 aeroporte në botë”, përfundoi ai”, shtoi Pacolli./Arbresh.info
Lexo edhe:
52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...