Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, njoftoi se deri më tani të gjithë kosovarët të cilët punojnë me misioninet amerikane dhe të huaja në Irak janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë.
Përmes një statusi në Facebook, Pacolli tha se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet atje në mënyrë që të identifikohen të gjithë kosovarët në Irak.
“Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme. Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë”, shkroi Pacolli.
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...