OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

15:11 | 12 Prill 2026
E.H

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kujtuar të rënët e komunës së Istogut në Ditën e Dëshmorëve të këtij qyteti.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Istogut, OVL UÇK me respekt dhe përulje nderon jetën dhe veprën e heronjve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, duke dhënë gjithçka për lirinë e vendit”, kanë kujtuar OVL – UÇK.

Ata kanë theksuar se dëshmorët e rënë gjatë luftës mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë.

“Sakrifica e tyre është gurthemeli i shtetit tonë dhe dëshmi e përjetshme e qëndresës dhe vendosmërisë për liri”, vazhdon njoftimi.

Shpërndaje në rrjete sociale