Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka njoftuar se në cilësinë e tij edhe si Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6CIF), i ka dërguar një letër Znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme, duke shprehur shqetësimin e thellë për masat kufizuese që vazhdojnë të aplikohen ndaj Kosovës.
Në letrën e tij, Rafuna ka theksuar se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, siç thuhet, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale.
Oda Ekonomike e Kosovës, në letrën e shkruar ka kërkuar heqjen e këtyre masave për të mundësuar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të garantuar që sektori privat i Kosovës të kontribuojë në të ardhmen evropiane të përbashkët.
“OEK dhe WB6CIF mbeten të gatshme për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe partnerët rajonalë për të avancuar një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar dhe perspektivëdhënës”, thotë OEK.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...