Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës kanë protestuar sot para komunës së Prishtinës për mos pagesën e pagës.
Muhedin Nushi, nënkryetar i komunës së Prishtinë ka dalë para protestuve duke u premtuar atyre se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, shkruan arbresh.info.
Nushi ka thënë se janë duke e shikuar mundësinë që sot të kryhet kjo punë.
“Jemi duke shikuar mundësinë që sot të përfundojmë këtë punë, nëse jo sot atëherë të hënën do t’i kenë pagat. Ne nuk jemi të kënaqur me kryerjen e punëve në kompanitë e sigurimit. Këtë lloj proteste e shoh si protestë politike, nuk kam dëshirë që asnjë protestë të merr kësi lloj konotacioni politik. Është desht të eliminohet krejt kjo. Komuna do të përfundoj obligimin e vet deri të hënën pasdite”, është shprehur Nushi.
Ndërkaq, Isuf Azemi kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat ka thënë se nëse deri të hënën nuk dalin pagat e punëtorëve teknik, atëherë të martën do të hyhet në grevë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga, sipas Marca