Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se sot në xhamitë e Kosovës do të ligjërohet për dhunën ndaj gruas, pas rastit tragjik që ndodhi në komunën e Ferizajt.
Vrasja e 18-vjeçares M.O., në Ferizaj, ka tronditur gjithë vendin. Pas kësaj tragjedie është protestuar dy herë dhe është kërkuar që vrasësve t’u shqiptohen dënime meritore.
Në këtë situatë, Bashkësia Islame e Kosovës njofton se me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.
Si të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dy persona nga policia e Kosovës, ndërkaq, M.O, 18-vjecare nga Ferizaj iu është dhënë lamtumira e fundit ditë më parë./arbresh.info/

8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër