Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle fizike te një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, oficerët kanë gjetur substanca narkotike.
“Dje rreth orës 13:25, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, gjatë një kontrolle fizike të një të paraburgosuri nga oficeret korrektues, në prezencën e dy zyrtarëve policor, në rrobat e të paraburgosurit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike. Lidhur me këtë rast, oficeret korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe me njëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare rritjen e nivelit të sigurisë./ Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...