Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u miratua shqyrtimi i propozimit për autorizimin e Ministrit të Infrastrukturës për nënshkrimin e Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për Siguri në Rrugë.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se nënshkrimi i kësaj deklarate pason planin e veprimit për t’i realizuar synimet për siguri në trafik.
“Kjo deklaratë është në dobi të vendeve nënshkruese. Nënshkrimi do të bëhet në Lublanë”, tha Lekaj.
Në mbledhje u miratua poashtu shqyrtimi i propozimit për autorizimin e Ministrit të Infrastrukturës për nënshkrimin e Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për Kalimin Kufitar.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se këtë deklaratë e përgatiti Komisioni Evropian dhe do të nënshkruhet në Lublanë.
“Kjo deklaratë lehtëson qarkullin e njerëzve dhe mallrave. Fokusohet në 32 vendkalimet në rajon dhe parasheh menaxhimin e kufirit. Parasheh krijimin e një mekanizimi punues ndërmjet administratave që ka për qëllim ndalimin e vonesave në kufi”, tha ai./Arbresh.info
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...