Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka një lajm të mirë për shendetësinë. Ai ka njoftuar se sot është lëshuar në funksion rezonanca magnetike e gjirit. Pra nga sot ofrohet shërbimi i kompletuar i diagnostikimit së kancerit të gjirit.
“Nga sot, për herë të parë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, ofrohet shërbimi i kompletuar i diagnostikimit së kancerit të gjirit, përfshirë rezonanca, mamografia, ultrazëri dhe biopsia. Kushdo që ka nevojë për këtë shërbim, më s’ka arsye që të kërkojë zgjidhje jashtë institucioneve shëndetësore publike. E dimë se problemet në shëndetësi janë të mëdha, por po fillojmë t’i zgjidhim ato”, ka shkruar ai në një sttaus në Facebook.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...