Forca të shtuara të Policisë janë parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës pas votimit në parim të Projektligjit për Pagën Minimale.
Në parkingun e këtij institucioni po qëndron Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Projektligji për Pagën Minimale u votua sot me 68 vota për. Gjashtë deputetë abstenuan e kundër nuk kishte asnjë.
Opozita e ka kundërshtuar këtë projektligj duke e quajtur të turpshëm, derisa më herët kanë paralajmëruar se do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike për ta kundërshtuar votimin e tij.
Të hënën e kaluar ka pasur protesta nga veteranët e UÇK-së, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.
Më herët, pensioni i tyre ishte i lidhur me pagën minimale, por sipas Qeverisë ka pesë vjet që kjo është ndryshuar./eo/

Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...