Deputeti i PDK’së, Mergim Lushtaku, ka thënë se Albin Kurti po mundohet të rrëzojë Shtetin e Kosovës pasi u rrëzua Qeveria e tij me 2/3 e deputetëve.
Lushtaku ka thënë se Kurti po fshihet prapa veprimeve të Serbisë për të cilat s’e ka pyetur askush. Ka thënë se pas të hënës do të shihet nëse karantina e vendosur nga Serbia në Veri.
“Ai nuk ka shpallur karantinën në komunat veriore por vetëm po struket nga veprimet e qeverisë se Serbisë. Tani, dhelpra e vetme në Kosovë është ai, pasi që është kryeministër i rrëzuar e po mundohet të rrëzojë edhe Kosovën dhe sovranitetin e saj”, ka shkruar Lushtaku./arbresh.info
Deklarata e plotë:
Albini është politikani i vetëm në Kosovë që për 15 vite me radhë ka bërë thirrje e ka nxitur dhunë në Kosovë. Ju kujtohen fytyrat e policëve tanë të gjakosura nga dhuna e nxitur prej tij. Ai nuk ka shpallur karantinën në komunat veriore por vetëm po struket nga veprimet e qeverisë se Serbisë. Tani, dhelpra e vetme në Kosovë është ai, pasi që është kryeministër i rrëzuar e po mundohet të rrëzojë edhe Kosovën dhe sovranitetin e saj. Ai për çdo veprim të tij ka rrahur gjoks por për karantinën në veri as nuk di gjë e as nuk e pyet kush. Le ta mbajë karantinën edhe pas të hënës nëse është veprim i tij e jo i Serbisë.
E vetmja qeveri që ka ushtruar sovranitetin në veri është qeveria Thaçi. Aksioni i 25 korrikut 2011 mbetet aksioni më i njohur policor në atë pjesë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë. Pastaj veprimi i tij për ta ndalur trenin serb ishte në frymë të njëjtë.
Kosova ka nevojë për qeveri që ushtron sovranitet të plotë në gjithë territorit e jo për një kryeministër rrahagjoks para rivalëve politikë e struc para Serbisë.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...