Lista Serbe ka munguar edhe këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. E mungesën e deputetëve të kësaj partie e ka vënë në dukje kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Derisa grupet parlamentare po jepnin propozimet e tyre për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, radha i erdhi edhe Listës Serbe.
Konjufca tha se deputetët e kësaj partie po mungojnë pasi kanë shkuar në Beograd.
“Tani grupet parlamentare propozojnë zëvendësimet e tyre në komisionet parlamentare. Lista Serbe është në Beograd”, u shpreh kryeparlamentari.
Tash e disa muaj Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.
Ndërsa, sot kur Kuvendi po mban seancën e radhës, deputetët e kësaj partie ndodhen në Beograd për të marrë pjesë në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë