Kryetari i NISMA Fatmir Limaj ja ka rikujtuar Kryeministrit Albin Kurti deklaratat para edhe pas ardhjes në pushtet për taksen dhe reciprocitetin më Serbinë.
Sipas Limaj, Kurti madje ka hupur edhe të drejtën për të negociuar më Serbinë.
“Me 3 shkurt kur u votu Kryeministri është zotuar se do të vendos reciprocitet tregtar e ekonomik. Kjo ka qenë vazhdimësi e Kryeministrit më fushat elektorale. Kurti në vazhdimësi ka thënë ose reciprocitet. Kryeministri ma ndryshe ka thënë se më 15 mars do e heqim gjysmën e taksës pastaj nga qershori komplet ky o ndryshim. Unë e shoh një dallim mes partnerëve të koalicionit Qeverisës. Keni pas tre muaj kohë si partner koalicioni më trajtua temën e reciprocitetit . Ju Kryeministër keni problem më prioritet e juaja nuk guxon një Kryeministër mu mshef pas drejtoreve. Qysh mundet një drejtor me ba një marrëveshje e ju me thanë jo se di pse si keni shkarku ata drejtora. Keni hup mundësin e negocimit. Lej këto aktrime se nuk të bëjnë mirë nisu merru me dialog. Hashimi nuk është për me diskutu në dialog qu qa po pret Kryeministër”, ka thënë Limaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/488633175354909/
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...