Me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë liderët shtetëror injoruan në tërësi përfaqësuesit e familjarëve të pagjeturve.
Fillimisht presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë vendosur lule ndaras nga përfaqësuesit e të pagjeturve.
Edhe gjatë deklarimit para medieve, liderët përfunduan fjalimet e tyre, por pa një koordinim me përfaqësuesit e familjeve të pagjeturve.
27 Prilli është edhe përvjetori i masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë.
Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, në vitet 1998-99 forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.
Aktualisht në Kosovë figurojnë rreth 1600 persona të zhdukur./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës