Ka nisur para pak çastesh seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për debatin parlamentar rreth deportimit të gjashtë gylenistëve.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se ky veprim i javës së kaluar tregon se kryeministrin nuk e pyet askush dhe se ai nuk shtron kontroll mbi institucionet, raporton Arbresh.info.
Hoti tha se presidenti po ashtu ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ka shkelur Kushtetutën.
“Presidenti ka tejkaluar autorizimet kushtetuese, ka shkelur Kushtetutën dhe pasojat e saj dihen. Shteti i Kosovës duhet të ruajë rendin kushtetues dhe të sigurisë. Të gjitha këto janë shkelur të enjten që shkoi përmes interferimit të Ambasadës Turke dhe presidentit Erdogan”, ka thënë Hoti.
Hoti ka shtuar se LDK është mirënjohëse për mbështetjen e shtetit turk për momentet e vështira.
Ai ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së kërkon që të votohet Rezoluta e cila përmban këto pika:
Dy shqiptarë janë përfshirë në formacionin e javës në Bundes...
BE kërkon nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizo...
Kurti takon kryeministrin e Nordrhein-Westfalen, shprehu mir...
LDK në Podujevë e propozoi Agim Veliun për deputet, vjen rea...
“Plani i Rritjes”, Marta Kos: Do të shpërndajmë rreth 200 mi...
Studentët shqiptarë në RMV gati për protestën e radhës, vazh...