Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësueset e organizatave joqeveritare të autorizuara nga Qeveria për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në takim u vlerësua puna dhe angazhimi i organizatave bashkë me Komisionin Qeveritar, në procesin e ndjeshëm të njohjes së statusit të të mbijetuarve/ave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se ky proces tashmë po hyn në vitin e tij të shtatë dhe kërkon trajtim e përkushtim të veçantë.
U diskutua mbi mënyrat për përmirësimin e mëtejshëm të procesit të aplikimit dhe si mund të inkurajohen sa më shumë të mbijetuara të kërkojnë njohjen e statusit të tyre. Pavarësisht se numri real i viktimave është shumë më i lartë, aplikimet vazhdojnë të mbeten relativisht të ulëta për shkak të frikës nga paragjykimet dhe stigmatizimi.
Në takimin e përbashkët me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, morën pjesë, Feride Rushiti, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Mirlinda Sada, Drejtoreshë e organizatës Medica Gjakova, Kadire Tahiraj, Drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas dhe Veprore Shehu, drejtoreshë e Medica Kosova.

Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...