Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat sipas tij janë tri dimensionale, në zhvillimi, diplomaci edhe mbrojtje.
Kurti tha se me SHBA-në asnjëherë nuk ka pasur mospajtime për çështje bilaterale, por vetëm për qasjen e Serbisë dhe strukturave të saj, shkruan Arbresh.info.
“Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së. E kemi kulmin e marrëdhënieve. Sa i përket zhvillimit është një normale e cila është lënduar pak por besoj që është e rikuperusheme për shkak se është mbyllur USAID”, deklaroi Kurti në Kanal10.
“Çdo herë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse kemi pasur mospajtim kemi pasur për qasjen ndaj Serbisë dhe strukturave të saj, asnjëherë për çështje bilaterale”, tha Kurti.
LEXO EDHE:
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Hajdarit, shkeljen e ka bërë Prokuroria
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...