Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e parë të Qeverisë “Kurti 3” të enjten, duke theksuar se kabineti i zgjedhur prej tij ka potencialin të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës.
Ai u tha ministrave se shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve është privilegj dhe përgjegjësi që duhet ushtruar me nder dhe përkushtim.
“Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me nder dhe përkushtim është privilegji që e keni dhe që do ta gëzoni nga ulëset. Mësimet që kemi nxjerrë nga mandati i kaluar dhe përvojën që kemi fituar, së bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja profesionale, më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka parakushtet të jetë kabineti më i suksesshëm në historinë e re të Kosovës, që shumë shpejt i mbush 18 vjet”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri shtoi se pritjet e qytetarëve ndaj Qeverisë janë të larta dhe përbëjnë standardin që vetë ekzekutivi ka vendosur gjatë mandatit të kaluar.
“Pritjet që qytetarët kanë nga ne janë dëshmi e vetë standardit që e kemi vendosur ne dhe që duhet ta nderojmë e ta përmbushim”, theksoi ai.
Kabineti i ri:
-Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca;
-Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla;
-Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka;
-Ministër i Financave, Hekuran Murati;
-Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti;
-Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
-Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
-Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu;
-Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia;
-Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku;
-Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci;
-Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi;
-Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani;
-Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli;
-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja;
-Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha;
-Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari;
-Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli;
-Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq;
-Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...
“Autori 58-vjeçar qëlloi me armë në dysheme”, policia jep de...
“A po ndaleni, idiotë”, Labi eskalon me fjalor b...