“Duhet të kuptojmë të gjithë së dialogu i presidentit nuk është dialog por pazar dhe së dyti nuk është dialog për Kosovën po për Gjykatën Speciale,” është shprehur Kurti për arbresh.info, derisa është pyetur për zhvillimet rreth dialogut dhe pjesëmarrjen e Thaçi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bashkë me liderë të shumtë botërorë.
Kurti shton se presidenti Thaçi këtë po e bënë për interesa personale.
“Interesi, qëllimi dhe motivi i tij janë personal dhe nuk kanë të bëjnë me fatin e shtetit popullit, shoqërisë sonë, por kanë të bëjnë me atë se si do të mund ta evitojë ai Gjykatën Speciale të cilën padrejtësisht na e solli vet duke ua përdredhur duart deputetëve të PDK-së me 3 gusht të vitit 2015. Pra së pari nuk janë dialog po janë pazare dhe së dyti nuk janë për Kosovën po për Gjykatën Speciale,” deklaron Kurti.
Forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj./arbresh.info/
Asnjë lajm nga Presidenti në Davos, Guterres: Bota po humbë garën kundrejt ndryshimeve klimatike
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...