Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij kryesia e LDK-së bën homazhe te varrezat në Prekaz dhe vizituan Familjen Jashari, shkruan arbresh.info.
Sot, ne kujtojmë sakrificën dhe luftën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ku rënia e tij dhe e gjithë familjes hapi sytë e gjithë botës në Kosovë.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se sot është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse 20 vjet më parë Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij bën sakrificën më të madhe me çmimin e jetës për çlirimin e Kosovës.
Ndërsa Rifat Jashari i falënderoi anëtarët e kryesisë për vizitën, dhe dhimbjen e krenarinë që ndajnë çdo herë me Familjen Jashari dhe gjithë shqiptarëve ua uroi festat e marsit.
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi